Shënohet viktima e dytë e gripit në vend

Shënohet viktima e dytë si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjatë fundjavës, një burrë ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal derisa njëkohësisht vuante nga një sëmundje tjetër.

Marketing

Viktima e parë ishte një vajzë 13 vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve. Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtrirë rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip.

Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit.

Marketing