Ballina Lajme Shqipëri Shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, reagon Bajrami: Nder...

Shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, reagon Bajrami: Nder të jem pjesë e kësaj kombëtareje

Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami hyri në histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes me Italinë.
Ai ka reaguar pasi mori fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 dhe ka shprehur krenarinë që përfaqësoi kombëtaren në këtë turne.
“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur. Brohoritjet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.    https://www.instagram.com/reel/C8rcQJnt8ZR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3cf74b2f-ba43-4f3c-8381-782d066415f3&ig_mid=74C4630A-0B52-43ED-BE8D-82E921BE3E36

Marketing
Exit mobile version