Shërbimi Sekret Amerikan hap zjarr dhe plagos një person të armatosur jashtë Shtëpisë së Bardhë

Një person u qëllua me armë nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan të dielën në mëngjes jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Marketing

Sipas shefit të Shërbimit Sekret të Komunikimeve, Anthony Guglielmi, USSS mori informacion për një “individ të armatosur” i cili po udhëtonte për në DC nga Indiana.

Guglielmi tha në një deklaratë se anëtarët e USSS panë një person që përputhej me përshkrimin pranë Shtëpisë së Bardhë dhe gjetën makinën e tij të parkuar.

“Ndërsa oficerët u afruan, individi u tregoi një armë zjarri e më pas u pasua më shkëmbim zjarri, ku shërbimi sekret plagosi personin në fjalë”, tha Guglielmi.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij incidenti.

Shërbimi Sekret Amerikan tha se nuk kishte të lënduar në mesin e personelit të tij, transmeton TCh.

Ekipi i Hetimeve të Forcave të Divizionit të Punëve të Brendshme të Policisë Metropolitane të DC do të udhëheqë hetimin për incidentin, tha Guglielmi, pasi ata janë agjencia kryesore përgjegjëse për të shtënat e oficerëve të përfshirë në Distriktin e Kolumbisë.

Marketing