Ballina Lajme Shqipëri Sherr me gruan, burri qëllon me kallashnikov në prani të fëmijëve të...

Sherr me gruan, burri qëllon me kallashnikov në prani të fëmijëve të mitur

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.

Marketing

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version