Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Një debat mes adoleshentëve ka çuar në përdorimin e thikës sot në rrugën “Bedri Karapici” të Tiranës këtë të enjte.

Marketing

Policia njofton se i lënduar ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Adoleshenti ndodhet në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër autori 16-vjeçar është shoqëruar në komisariat i shoqëruar nga prindërit e tij.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /EuronewsAlbania

Marketing