Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej zonave “Vip” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Ngjarja sipas blogut “Kryefjala” ka patur si protagonist Romeo Veshajn, miku i tij Elgit Doda si dhe një person.
Po sipas blogut, Romeo është parë duke debatuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, dhe që merret me biznes. Romeo ka debatuar ashpër me këtë person, dhe më pas janë shoqëruar nga forcat private të sigurisë që kujdeseshin për mbarëvajtjen e organizimit.
Në debat thuhet se është përfshirë edhe miku i Romeos, këngëtari Elgit Doda.
Në këtë zonë kanë qenë të pranishëm personalitete “Vip” nga biznesi, showbizz-i dhe politika.