Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.
Abrielle Baldwin, 23 vjeç, u qëllua në gjoks nga njëri nga vëllezërit, ndërsa ajo kishte djalin e saj 10 muajsh në një karrocë, tha zyra e sherifit në Florida. Më pas, vëllai u qëllua nga vëllai tjetër. Debati nisi se kush do merrte më shumë dhurata dhe përfundoi në tragjedi”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pinellas.
Sherifi Bob Gualtieri u tha gazetarëve se adoleshenti më i madh i cili është 15 vjeç, hodhi armën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Vëllai më i vogël, një 14-vjeçar, u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme dhe do të dërgohet në paraburgim kur të lirohet, tha policia.
Prokurorët vendas do ta shqyrtojnë rastin dhe do të vendosin nëse do ta akuzojnë atë si të rritur për vrasjen e motrës së tij, shtoi Sherif Gualtieri.
23-vjeçarja nëna e dy fëmijëve u dërgua në një spital, ku u shpall e vdekur. Ajo pësoi gjakderdhje të brendshme dhe nuk mund të merrte frymë.
15-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe manipulim provash.