ShGM: Sulmi ndaj gazetarëve, sulm ndaj fjalës së lirë

Shoqata e Gazetarëve këtë vit ka regjistruar 14 sulme ndaj gazetarëve në vend. Gazetarët gjithnjë e më shumë po përballen me sulme fizike dhe verbale, thonë nga ShGM, nga e cila theksojnë se sulmuesit mbeten të pa dënuar. Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërprerjen e Pandëshkueshmërisë së Krimeve ndaj Gazetarëve, SHGM, thekson se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë dhe fjalës së lirë.

Marketing
“Porosinë e parë e paraqesim te opinioni dhe partitë politike se gazetarët profesionistë nuk duhet dhe nuk guxon të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre. Porosia e dytë është te Prokuroria Themelore që sulmet ndaj gazetarëve urgjentisht të procedohen. Në këtë mënyrë do të kontribuohet për mbrojtjen e demokracisë në vend. Kërkojmë Ministria e Drejtësisë sa më parë të bëjë ndryshime të kodin penal dhe me ndryshimet duhet të zgjerohen kompetencat e prokurorisë që të reagojë sipas detyrës zyrtare për vepra penale që lidhen me sulmet ndaj gazetarëve dhe të rriten dënimet për sulmuesit. Njëkohësisht nga Prokuroria Themelore kërkojmë të hapet sektor i veçantë për ndjekjen e sulmuesve të gazetarëve.”,- tha kryetari i ShGM-së, Mladen Çadikovski.
Sulmi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm në një shtet që pretendon të bëhet pjesë e BE-së, thonë nga SHGM, duke apeluar te gazetarët që t’i paraqesin rastet e presionit dhe të njëjtat të procedohen te organet gjyqësore. Në nivel botëror janë regjistruar 22 gazetarë të vrarë, 248 të burgosur dhe 64 gazetarë llogariten të zhdukur.
Marketing