Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në 11 mujorin e vitit 2018 është 5 646 104, duke u rritur me 16,2 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Sipas INSTAT, në nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 108,9 për qind, ulje kanë pasur shtetasit nga Kosova me 26,6 për qind.
Në 11 mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,5 për qind. Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin nëntor 2018, është rritur me 2,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në nëntor 2018 rezulton se kanë hyrë 646 826 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Nga këta, 246 678 janë shtetas të huaj. Krahasuar me nëntor 2017, ky numër është ulur me 3,7 për qind.