Ballina Showbiz Shifra të çmendura, bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit?

Shifra të çmendura, bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit?

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut shqiptar.

Marketing

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar— ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.

Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu. Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit? Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.

Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave. Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.

Exit mobile version