Ballina Lajme Botë Shifrat nga Italia, sërish mbi 500 viktima në 24 orë

Shifrat nga Italia, sërish mbi 500 viktima në 24 orë

Italia ka regjistruar 534 viktima nga koronavirusi, në 24 orët e fundit, duke e çuar në numrin total të vdekjeve nga pandemia në 24 648.

Marketing

Vendi fqinj po ashtu ka raportuar 2 729 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që është shënuar një numër rekord i të shëruarve në 24 orë.

Autoritetet njoftojnë se 2723 persona janë shëruar nga infeksioni i Covid-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 51 600.

Përmirësimit të situatës qeveria italiane i është përgjigjur me lehtësim të masave duke lejuar që disa biznese të funksionojnë por megjithatë qytetarët do të duhet të presin 4 majin për të lëvizur më lirshëm.

Marketing
Exit mobile version