Shifrat nga Italia, ulet sërish numri i viktimave

Vijon të ulet numri i viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Itali.

Marketing

Autoritetet e Emergjencave Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë 172 pacientë me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo e con totalin e viktimave në 30 911 mijë.

Lajmi i mirë vjen dhe nga spitalet të cilat raportojnë ulje të pacientëve që po trajtohen në terapi intensive. Autoritetet sqaruan se 12 mijë e 865 pacientë gjenden momentalisht në spitale kurse 952 persona janë në terapi intensive.

Marketing