Pas veprimit që bëri ndaj Mohamed Salahut në finale e Ligës së Kampionëve, Sergio Ramos bëri një ndërhyrje edhe ndaj Raheem Sterlingut mbrëmë.
Mbrojtësi spanjoll kishte kaluar nëpër një ferr në përballjen Angli – Spanjë, pasi anësori i Manchester Cityt ishte spektakolar.
Nga mënyra për ta ndalur në mënyrë të rregullt, Ramos ka kaluar në atë që tashmë njihet, duke e ndalur me shkelje në këmbë.
Por, spanjolli nuk shpëtoj lehtë, pasi Dier iu hakmor vetëm 12 minuta më vonë, duke e lënë të shtrirë atë.
Ramos është duke u kritikuar nga shumë analistë të futbollit për ndërhyrjet e tij, siç është rasti i Salahut në Ligën e Kampionëve.