Në opinionin e tij të fundit për Sloboden Peçat me titull “Shkupi po shkruan një histori të re me transportin e shpejtë të autobusëve”, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov shpreh keqardhje që opozita refuzoi të merrte pjesë në debatin e ekspertëve për sistemin BRT.
“Më vjen shumë keq që opozita nuk pranoi të ishte pjesë e së ardhmes së qytetit tonë dhe nuk mori pjesë në debatin e ekspertëve për sistemin BRT. Në vend që të përfshihet në debat dhe të tregojë kujdes për qytetin, opozita ka vendosur të sulmojë projektin BRT me argumente joserioze përmes një komunikate të përgjithshme.”
Sipas Shilegov, argumenti i parë i gabuar i opozitës është se projekti BRT është shumë i shtrenjtë për qytetin e Shkupit: Një eko-autobus tani kursen deri në 25,000 euro në karburant për një vit, krahasuar me konsumin e naftës nga autobusët e vjetër dhe kursimet nga flota e re e eko-autobusëve do të jenë edhe më të mëdha. Ndryshe nga flota e vjetër e cila krijon shumë kosto, humbje dhe ndotje, flota e re e eko-autobusëve do të ulë edhe më shumë kostot e NTP-së dhe ndotjes së mjedisit përmes uljes së emetimeve të gazrave të dëmshëm. Sistemi BRT është një projekt strategjik që do të përdoret për 100 vitet e ardhshme dhe kushton po aq sa blerja e autobusëve dykatësh që qëndruan as edhe një dekadë të vetme.”
Sipas Shilegovit, argumenti i dytë i gabuar dhe tejet joserioz i VMRO-DPMNE-së është se “sistemi i trafikut të autobusëve BRT është joefikas pasi që autobusët do të qarkullojnë/lëvizin çdo 3 minuta”: “Epo, a mund ta besojë dikush një argument kaq të joserioz? Nëse ka autobusë çdo tre minuta, kjo do të thotë që sistemi BRT do të jetë shumë më efikas se ky tani.”
Argumenti i tretë dhe me shumë të meta, sipas Shilegovit është se furnizimi me ujë i Shkupit dhe gjelbërimi qendror në bulevardin “Partizanska” do të rrezikohen: A mund të dikush të besojë se mund të ketë një qëllim që të rrezikohet furnizimi me ujë i Shkupit? Unë tashmë kam treguar që shumica e pemëve që janë tani në pjesën e gjelbër të këtij bulevardi do të mbillen të njëjtat sërish pa u dëmtuar fare. Ne do të bëjmë gjithçka, jo vetëm për të ruajtur gjelbërimin, por edhe për ta dyfishuar atë në korridoret e reja të gjelbra të qytetit.”
Shilegov kritikon VMRO-DPMNE se për 30 vjet ata vetëm kanë folur për transportin e ri të qytetit, por asnjëherë nuk e kanë realizuar atë: Ndryshe nga premtimet e rreme të VMRO-së, këtë vit Qyteti i Shkupit prezanton sistemin BRT të transportit të shpejtë me autobus dhe kjo ëndërr pas 40 vjetësh bëhet realitet për banorët e Shkupit. Me BRT, Shkupi tashmë po bëhet një qytet i ri, më i pastër dhe një histori e re. Shkupi nuk është më një” kampion sa i përket ndotjes së ajrit “, por ngadalë po arrin të radhitet krah për krah me kryeqytetet tjera të gjelbra të Europës.