Ballina Aktuale Shilegov: Kisella Voda po zhvillohet bashkë me Shkupin

Shilegov: Kisella Voda po zhvillohet bashkë me Shkupin

Kryetari i qytetit Petre Shilegov i shoqëruar nga kryetari i komunës së Kisella Vodës Filip Temelkovski sonte kanë realizuar takim me banorët e kësaj komune, njofton Aktuale.mk
Shkupit

Marketing

Duke folur për periudhën e deritanishme, Shilegov theksoi se në Kisella Vodë por edhe në komunat tjera të Shkupit po investohet në projekte të rëndësishme kapitale.

– Në këto katër vite plotësisht kemi rikonstruuar rrugët Anton Popov, Bihaçka, Crniçka, Vostaniçka dhe Zharko Zrenjanin. Kemi ndërtuar rreth qarkor tek udhëkryqi në bulevardin Sërbia i cili lidhet me rrugën Hristo Tatarçev. Në fazë përfundimtare ka hyrë ndërtimi i rrugës Eseninova, ndërsa kemi filluar edhe me ndërtimin e bulevardin Boris Trajkovski nga Pintija deri në Draçevë, ka theksuar Shilegov

LSDM ka intensifikuar aktivitetet në terren për të qenë edhe më afër me qytetarët me qëllim që të krijojë program i cili do të jetë më e mirë për çdo komunë e qytet.

Marketing
Exit mobile version