Shilegov: Metoda e deritanishme e legalizimit të objekteve do të ndërpritet

BNJLV ka sjell vendim se legalizimi në Maqedoninë e Veriut duhet të ndërpritet, sidomos metoda që ishte e praktikuar deri më tani. Metodë kjo e cila ka shkaktuar vetëm probleme për të gjitha njësitë e vetëqeverisjeve lokale.

Marketing

Këshilli drejtues i BNJVL ka sjell vendim që të formojmë një komision pune i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të hartojnë një zgjidhje ligjore mundësisht do të shqyrtohet që të futet në rregulloren e ekzistuese, që të mundësohet edhe objektet e ndërtuara pa leje që të futen në sistem. Në mënyrë që të njëjtët do të paguajnë detyrimet e rregullta ndaj komunës, mirëpo në suaza të këtyre pagesave të njëjtët do të duhet të paguajnë edhe një shumë të caktuar dënimi.

Se si dhe sa do tu caktohet masa e dënimit për pagesë do të vendoset në bashkëpunim me grupin punues ndërmjet kryetarëve të komunave dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. – ka thënë Petre Shilegov

Marketing