Shkarkohet drejtori që nuk i dëshironte administratorët shqiptarë

Nëpërmjet një kumtese për media, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ai për luftim të korrupsionit, Lupço Nikollovski kanë reaguar ndaj drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski pasi refuzon të sistemojë 15 administratorë të punësuar sipas marrëveshjes së Ohrit.

Marketing

Në kumtesë, Grubi dhe Nikollovski kanë kujtuar për vendimin e Qeverisë për sistematizim të administratorëve, ndërkaq kanë sqaruar, se sistematizimi i administratorëve “nuk paraqet punësime të reja”, por është “vendim me të cilin zgjidhet problemi për të cilin kishte pakënaqësi publiku”.

Ia kanë kujtuar Paunovskit, se sistematizimi i administratorëve ndodh edhe në inspektorate të tjera dhe se nuk është zëvendësim i kuadrit për të cilin kanë nevojë institucionet.

“Paunovski e di se inspektoratet fitojnë 104 punësime, prej të cilave 15 janë për ISHT dhe janë jashtë përfaqësimit të barabartë, është e papranueshme të mos respektohen vendimet e Qeverisë”.

“Administratorët që shpërndahen nuk janë zëvendësim për kërkesat e rregullta për kuadro të cilat i kanë institucionet, si për shembull, kërkesat që i kanë inspektoratet. Kërkesat për punësime të reja shkojnë në procedurë të veçantë, të ndarë ndaj të cilët aspak nuk ndikojnë këto shpërndarje”, thuhet më tej në kumtesën e përbashkët të Grubit dhe Nikollovskit.

Kanë deklaruar, se me sistematizimin e këtyre administratorëve, Qeveria gjithashtu nuk ka pritshmëri që të njëjtit të kryejnë detyrat e inspektorëve.

Kanë njoftuar, se kryeministri Zoran Zaev është përpjekur të komunikojë drejtpërdrejtë me Paunovskin, por ky i fundit nuk i është përgjigjur thirrjes.

“Qeveria nuk pret që personat e shpërndarë në Inspektorat, t’i kryejnë detyrat e inspektorëve, por Qeveria e di se në të gjitha institucionet ka nevojë për angazhim shtesë në nivele të ndryshme, veçanërisht nëse për atë institucion nuk ka shpenzim shtesë finaciar. Për këtë, nuk duhet të manipulohet publiku se kjo shpërndarje që është sipas Planit dhe vendimeve të Qeverisë, e zëvendëson nevojën për kuadër të ri. Për çdo mospajtim ndaj vendimeve të Qeverisë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë mekanizma të qartë që e njëjta të realizohet nëpërmjet organizimit adekuat, nëpërmjet vërejtjeve zyrtare, nëpërmjet takimeve të punës, në të cilat argumentohet realizimi i politikave dhe vendimeve për realizim të programeve qeveritare. Njashtu, e informojmë publikun, se kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme ka pasur përpjekje për komunikim të drejtpërdrejtë me drejtorin Paunovski, me qëllim të gjetjes së vendimit të përbashkët, por Paunovski nuk është përgjigjur në thirrjen”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Më tej potencohet, se “me mënjanimin nga kanalet e qarta për komunikim në kuadër të institucioneve qeveritare, në mënyrë eksplicite shkelet Kodi etik i anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria”.

Ndërkaq i kujtojnë, se me mosrepsketimin e vendimeve qeveritare, parashihen procedura, mes të cilave edhe propozimi për shkarkim.

“Në nenin 6 të Ligjit për organizim të punës së organeve shtetërore, siç është Inspektorati shtetëror i tregut, për punën e tij përgjigjet para Qeverisë, kurse në ligj parashihen procedura për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë, mes të cilëve, edhe propozimi për shkarkim”, përfundohet në kumtesë.

Marketing