Ukraina shkarkon ministrin e tretë të Shëndetësisë, shkak pandemia.
Parlamenti i Ukrainës votoi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Maksym Stepanov, për shkak të trajtimit të pandemisë së koronavirusit.
Ligjvënësit votuan me 292 vota për dhe një kundër shkarkimit të Stepanovit.
Ky është ministri i tretë i Shëndetësisë që shkarkohet, që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.
Shkarkimin e kërkoi kryeministri Denys Shmyhal.