Shkelje flagrante të Rregullores, Këshilltarët e BDI-së lëshojnë mbledhjen e Këshillit Komunal

Shkelje flagrante të Rregullores, Këshilltarët e BDI-së lëshojnë mbledhjen e Këshillit Komunal

Marketing

Vazhdimi i seancës së Këshillit komunal po zhvillohet me shkelje flagrante të Rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit. Pas pauzës, nga shumica e re e pakicave, është propozuar shkarkimi i komisionit për verifikim çështjet e mandatit dhe për zgjedhje dhe emërime.

Por, sipas rregullores Kryetari i komisionit i takon shumicës së këshilltarëve që në zjedhjet e fundit ka marrë më shumë vota, në këtë rast BDI-së.

Neni 122, i rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit, saktëson që: Kryetari i komisionit për verifikim, çështjet e mandatit dhe zgjedhje e emërime, është nga lista e njejta e propozuesve që ka numër më të madh mandate për anëtarë të Këshillit, të zgjedhur në zgjedhjet e drejtpërdrejta.

Por shumica e pakicave nuk e respektoi rregulloren. Këshilltarët e BDI-së në shenjë pakënaqësie lëshuan mbledhjen dhe nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit Komunal ku nuk respektohet rregullorja për punë e këtij organi.

http://gostivari.gov.mk/wp-content/uploads/2019/03/RREGULL-keshillit-25.01.206.pdf