Ballina Aktuale Shkëlqeu ndaj Real Madridit, reagon Edon Zhegrova

Shkëlqeu ndaj Real Madridit, reagon Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen ndërmjet Lile dhe Real Madridit, e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve të cilën skuadra franceze e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Marketing

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi David në fund të pjesës së parë, nga penalltia e cila erdhi për shkak të një prekje me dorë brenda zonës pas një goditje të lirë të Edon Zhegrovës.

Reprezentuesi kosovar ishte i jashtëzakonshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe në fund u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes. Për këtë çmim dhe paraqitjen e tij, Zhegrova ka reaguar pas ndeshje duke thënë se: “Ishte një ditë historike për klubin por edhe një ëndërr që të luajë në këto nivele”.

Marketing
Exit mobile version