Shkëmbim me armë zjarri në Tetovë, tre të plagosur

Përleshja e armatosur ka ndodhur mbrëmë në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë. Rasti është denoncuar në stacionin e policisë në Tetovë në orën 02:20 .

Marketing

Lëndime trupore me armë zjarri kanë marrë 37 vjeçari S.K. dhe 26 vjeçari S.K., ndërsa 49 vjeçari M.A. ka marrë lëndime në kokë. Që të tre për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, në Shkup.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski për MIA-n deklaroi se menjëherë pas denoncimit në terren kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe nga Prokuroria publike dhe se nga vendi i ngjarjes janë marrë një revole e tipit “zbroevka”, kornizë me tetë plumba dhe pesë gëzhoja. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet udhëtimi “mercedes” me targa të Tetovës. Po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.