Shkëndija e Haraçinës triumfon në Shtip, Mehmedi vendos ndeshjen (VIDEO)

Shkëndija e Haraçinës triumfon në Shtip, Mehmedi vendos ndeshjen (VIDEO)

Shkëndija e Haraçinës regjistroi fitoren e tretë të sezonit, pasi mposhti Bregallnicën në Shtip me rezultat minimal 0-1.

Të dyja skuadrat krijuan raste të mira gjatë pjesës së parë, por portierët u treguan të sigurt. Mysafirët rrezikuan përmes Selmanit, Kerimit dhe Nuhijës, ndërsa Bregallnica u kundërpërgjigj me Gligorovin, Maksimovin dhe Velkovskin.

Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 79-të, kur Matej Maksimov mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la Bregallnicën me dhjetë futbollistë.

Shkëndija e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike. Ariton Mehmedi goditi fuqishëm nga rreth 17 metra, ndërsa topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 0-1.

Në kohën shtesë, edhe Enis Fazlagiq i Shkëndijës u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Rezultati nuk ndryshoi dhe tri pikët udhëtuan drejt Haraçinës.

/ Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF