Shkëndija e pandalshme, fitore me aromë kampioni edhe ndaj Ak. Pandevit (VIDEO)

Shkëndija ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar edhe fitoren e 5-të në 5 duelet e fundit në kampionat, kësaj radhë duke mundur 1:0 Akademia Pandevin në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Në një duel të hapur dhe me raste para dy portave, vendimtar doli të jetë goli i shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 52-të, kur shfrytëzoi gabimin e mbrojtësve të Akademia Pandev dhe nuk fali, duke shënuar golin e tij të 19-të sezonal.

Ndryshe të parët që u kanosën në këtë ndeshje, ishin mysafirët nga Strumica, kur me anë të Besnik Feratit goditën traverzën. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 35-të Ibraimi me të majtën e tij mposhti portierin mysafir, por topi u ndal në shtyllë, që më pas në vazhdim të aksionit e djathta e Alimit doli të jetë jo precize.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë trajneri i “kuqezinjëve”, Ernest Gjoka, vendosi që në lojë të inkuadrojë futbollistin më në formë, Valmir Nafiu, i cili solli shumë freski në krahët e sulmit.

Pikërisht depërtimi i tij në minutën e 52-të në krahun e djathtë dhe harkimi brenda zonës kundërshtare solli shumë huti në mesin e futbollistëve mbrojtës të Akademia Pandev, që nuk arritën të pastrojnë rrezikun, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi Besart Ibraimi, që shënoi nga afërsia për rezultat 1:0.

blob:https://www.facebook.com/75482a12-8bc4-4ec6-951a-30008ad31736

Shkëndija E Pandalshme, Fitore Me Aromë Kampioni Edhe Ndaj Ak. Pandevit (VIDEO)

BALLINA FUTBOLL Futboll Vendor LPFM TOP LAJME
infosport – 14/04/20210
Shkëndija ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar edhe fitoren e 5-të në 5 duelet e fundit në kampionat, kësaj radhë duke mundur 1:0 Akademia Pandevin në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Në një duel të hapur dhe me raste para dy portave, vendimtar doli të jetë goli i shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 52-të, kur shfrytëzoi gabimin e mbrojtësve të Akademia Pandev dhe nuk fali, duke shënuar golin e tij të 19-të sezonal.

Ndryshe të parët që u kanosën në këtë ndeshje, ishin mysafirët nga Strumica, kur me anë të Besnik Feratit goditën traverzën. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 35-të Ibraimi me të majtën e tij mposhti portierin mysafir, por topi u ndal në shtyllë, që më pas në vazhdim të aksionit e djathta e Alimit doli të jetë jo precize.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë trajneri i “kuqezinjëve”, Ernest Gjoka, vendosi që në lojë të inkuadrojë futbollistin më në formë, Valmir Nafiu, i cili solli shumë freski në krahët e sulmit.

Pikërisht depërtimi i tij në minutën e 52-të në krahun e djathtë dhe harkimi brenda zonës kundërshtare solli shumë huti në mesin e futbollistëve mbrojtës të Akademia Pandev, që nuk arritën të pastrojnë rrezikun, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi Besart Ibraimi, që shënoi nga afërsia për rezultat 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta pas golit të Ibraimit, mysafirët mbetën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Nikolla Serafimov, që ndali me faull Qakën në një aksion premtues për gol kur mesfushori “kuqezi” dilte i vetmuar para Jovanovskit.

Ky i fundit në minutën e 56-të ndali një tentativë të Ibraimit, i cili sërish u kanos më vonë bashkë edhe me Valmir Nafiun, por pa sukses.

Marjan Radeski solli kërcënimin e vetëm më serioz për Akademia Pandevin, kur e majta e tij u devijua në këndore, kurse Alimi në minutën e 86-të dhe Hebaj në kohën shtesë pas harkimit të Veliut nuk arritën të shënojnë sërish në rrjetëne Jovanovskit.

Gjithsesi edhe një gol mjaftoi për tre pikë të reja të Shkëndijës, që tashmë ka 13 pikë epërsi ndaj FC Shkupit të vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe 6-të ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.

Marketing