Shkëndija fiton derbin me Shkupin, Struga mposht Gostivarin

Shkëndija ka fituar derbin ndaj Shkupit në Çair, në takimin e luajtur sot në kuadër të xhirosë së 31-të në elitën e futbollit vendor. Serinë e golave e hapi Cake në minutën e 19-të, duke shënuar një gol të bukur më kokë, ndërsa në minutën e 59-të Ademi vulosi fitoren e kuqezinjve për rezultatin final 2:0.

Marketing

Më këtë fitore Shkëndija bën një hap para drejt titullit kampion, për dallim nga Shkupi që mbetet 3 pikë pas në renditjen e përgjithshme.

Një gol i Radeskit në minutën e 22-të i dha fitoren 1:0 Strugës ndaj Gostivarit, me këta të fundit të cilët nuk arritën t’u bëjnë ballë kampionëve në fuqi.

Në ndeshjet tjera Voska Sport mundi 2:1 Sileksin, Rabotniçki triumfoi ndaj Tikveshit me shifrat 3:1, ndërsa me barazim 1:1 përfundoi takimi në mes Brerës dhe Bregallnicës.