Shkëndija sot luan kontrolluesen e fundit në Antalia

Kuqezinjë ngadalë po i afrohen fundit të qëndrimit në Antali të Turqisë, ku ekipi tashmë dy javë realizon fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Marketing

Deri tani gjithçka ka shkuar më së miri sipas planprogramit të stafit teknik dhe deri në fund të qëndrimit ekipi mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese të paraparë sot në orën 14:00 (CET) përballë Slovan Liberecit të Republikës Çeke.

Paraprakisht ekipi luajti tre kontrolluese përballë Seredit të Sllovakisë (fitore 3:2), Karvinës së Republikës Çeke (barazim 0:0) dhe Randersit të Danimarkës (barazim 3:3).

Marketing