Shkoi te vajza për Bajram, hajnat ia vjedhin në shtëpi 25 mijë euro

Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, Ditën e Bajramit hajnat i thyen shtëpinë duke i vjedhur 25 mijë euro.

Marketing

Po ata nuk u mjaftuan me kaq, me vete i morën edhe stolitë e arit në vlerë prej mbi 2 mijë euro.

Vjedhja ndodhi gjatë kohës sa i zoti i shtëpisë bashkë me familjarët e tjerë kishin shkuar tek vajza e tij për të bërë bajram.

“Shkuam për pak kohë të bëjmë Bajram të vajza dhe kur u kthyem e gjetëm dritaren hapur. E pyeta të shoqen mos e ka lënë vet hapur por ajo e mohoi një gjë të tillë. Kur u futem Brenda e pamë që të gjitha rrobat kishin qenë në tokë”, deklaroi për Klan Kosovën pronari i shtëpisë së vjedhur.

Por pronari i shtëpisë thotë se kishte një qëllim që ruajti në atë manyrë paratë.

“I kam disa punëtorë në Slloveni. Paratë më shumë i kam ruajtur për raste urgjente që ata të mos më mbesin pa u paguar”.

Përveç dëmeve në para, këta mbetën të habitur kur panë se hajnat ua kishte dëmtuar edhe televizorin duke e goditur disa herë.

Lidhur me rastin ende nuk ka persona të arrestuar.

Marketing