Kaloi një muaj që kur ka filluar viti i ri shkollor, ndërsa shkolla e Vizbegut edhe pse është gati ende nuk po fillon me mësim.
Drejtori i kësaj shkolle Kadri Elezi nuk deshi të flet para kamerës, por në bisedë telefonie na tha se gjithçka është gati dhe nga nesër shkolla starton me punë dhe nxënësit do të vinë në shkollë.
Zëvendësministri i Arsimit Lulzim Aliu për TV21 deklaroi se nga ana e ministrisë të gjitha procedurat kanë mbaruar dhe se tani drejtorit i mbetet ta organizojë punën.
Ndryshe, nxënësit e Vizbegut e humbën një muaj mësim për shkak se prindërit i kishin tërhequr dokumentet nga shkollat ku e ndiqnin mësimin në vitin e kaluar, me shpresë se mësimi do të fillonte në kohë. Për këtë para disa ditëve prindërit protestuan para shkollës.