Migrimi po boshatis shkollat me mësim në gjuhën shqipe në vend. Gjysmëvjetorin që lamë pas 439 nxënës kanë marrë fletshpërngulje nga shkollat e Komunës së Tetovës, Gostivarit dhe Çairit. Duke u bazuar në këto shifra në Tetovë janë mbyllur tetë paralele. Kjo dukuri ka marrë hov thotë për TVM2 sociologu Ali Pajaziti, sipas të cilit ka faktorë të shumtë që ndërrthuren mes vete që ndikojnë në migrimin masiv të popullsisë.
“Gjendja ekonomike, papunësia, politizimi i gjithçkaje mosfunksionimi i meritokracisë dhe si rezultat i kësaj ata nuk shohin perspketivë që të mbesin këtu dhe zgjedhin që të shkojnë në Europë, ku vlejnë vlerat e mirfillta dhe autentike ku rregullat e lojës janë të qarta. Një prej shkaqeve tjera është edhe korrupcioni, një shoqëri e korruptuar shkakton shpersthyerje dhe një ri ri që kërkoj jetë sipas normave e sheh vetën këtu si të tepërt se këtu nuk bëhet dhe si rezultat i kësaj braktiset vendi.”, tha për TVM2 sociologu Ali Pajaziti.