Shpërthimi i fuqishëm që ka goditur Beirutin sot ka marrë jetën e 73 personave deri më tani.
Derisa sipas raportimeve të medieve të njohura para dy orëve ishin rreth 25 viktima, tani në Beirut janë konfirmuar 73 sosh.
Gjithashtu, ministri i brendshëm libanez ka njoftuar se rreth 3000 persona kanë mbetur të plagosur.
Lidhur me shkakun e shpërthimit ende nuk ka version zyrtar të autoriteteve të brendshme, por dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një depo të fishekzjarrëve.