Shkrijel: Të gjithë që kanë mbetur pa punë nga 11 marsi deri më 30 prill, të aplikojnë në Agjencinë për Punësim për kompensim në para

Për të përmbushur nevojat e të gjithë atyre që kanë pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës, ne kemi miratuar Dekret që e zgjeron fushën e personave që mund të marrin kompensim në para. Sipas Dekretit, të gjithë ata që humbën vendin e punës në periudhën prej 11 marsit deri më 30 prill, pavarësisht nëse ata nënshkruan largim me marrëveshje ose deklaratë personale, ose u pushuan nga punëdhënësi, do të jenë në situatë të marrin kompensim në para për dy muaj, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel.

Marketing

Gjatë paraqitjes së saj në “Utrinski Brifing” tek Sllobodna TV, ajo u bëri thirrje atyre që firmosën largim me marrëveshje ose dhanë deklaratë personale për të ndërprerë marrëdhënien e punës së tyre, të aplikojnë në Agjencinë për Punësimit deri më 26 qershor.

Aplikimi tashmë është duke u zhvilluar. Të gjithë ata që kanë përfunduar punësimin në periudhën e cekur, duhet të paraqesin kërkesë në qendrën kompetente të punësimit të Agjencisë së Punësimit. Afati i fundit për aplikime është 26 qershori. Deri më tani, më shumë se 2.300 kërkesa janë pranuar nga ana e Agjencisë”, tha Shkrijel.

Ajo theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë siguruar qasje të shpejtë në sigurinë materiale për grupin e të papunëve që më parë kanë punuar nën kontratë me afat të caktuar dhe që kanë skaduar me ligj dhe nuk e kanë minimumin e nevojshëm prej nëntë muaj shërbim të pandërprerë ose 12 muaj stazh me ndërprerje, për të ushtruar të drejtën e kompensimit monetar.

“Kjo është arsyeja pse ne relaksuam sistemin e mbrojtjes sociale. Të gjitha familjet e mbetura pa të ardhura mund të hyjnë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të marrin ndihmën minimale të garantuar. Kjo do të thotë që nëse më parë kemi monitoruar të ardhurat e një familjeje në tre muajt e fundit për të parë nëse ata duhet të hyjnë në sistem, tani shohim të ardhura vetëm nga muaji i kaluar. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të gjitha familjeve që janë në situatë kaq të rrezikshme, të drejtohen pranë qendrave të punës sociale dhe të bëjnë kërkesë për ndihmë të garantuar minimale. Me këtë, ne plotësojmë nevojat e atyre që janë më të prekur në shoqërinë tonë”, tha Shkrijel.