Shkrimet e ‘La Verita’, Zaev: Nëse ka dëshmi deri tani do të isha dënuar

Zaevi i hedh poshtë si të pavërteta shkrimet e gazetës ‘La Verita’ se ai ka qenë i përfshirë në ryshfet të votuesve para 6 viteve.
Sipas gazetës, Zaevi ka qenë pjesë e një rrjeti për parregullsi zgjedhore, kurse në Prokurori është zhvilluar hetim i cili nuk ka marrë epilog gjyqësor.

Marketing

“Në qoftë se ka pasur dëshmi, më besoni se në vitin 2014 VMRO-DPMNE-ja do ta kishte dënuar Zaevin, do të kishin bërë diçka. Ata nuk kishin prova fare, e as nuk ngritën aktakuzë, sepse nuk kishte gjë. Atje ku tentonin ta prezantonin këtë para opinionit publik, shkonin deri në fund me aktakuzë për ryshfet dhe për të gjitha lëndët e tjera që ishin kundër meje, siç ishte përgjimi. Por, këtu nuk kishte asgjë. Bëhet fjalë vetëm për famë e cila u krijua me qëllim që të njolloset lideri i atëhershëm i opozitës, Zaev”, tha Zoran Zaev.

Marketing