Shkrumbohet “G Classi” në Rrugën e Kombit

Ditën e sotme një automjet tip Mercedes-Benz G Class është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit.

Marketing

Zjarri ka rënë teksa automjeti ka qenë në lëvizje. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht. Për shuarjen e flakëve të zjarrit shkuan forcat zjarrfikëse të Mirditës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.