Shkup, 19 persona të lënduar në 15 aksidente trafiku

Nëntëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 10 aksidente trafiku prej gjithsej 15 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga policia e komunikacionit janë përjashtuar 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, një shofer fillestar dhe 14 automjete të pa regjistruara.
Janë sanksionuar edhe tetë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë dhe shtatë shoferë të cilët kanë folur në telefon celular derisa e kanë drejtuar automjetin.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë 77 gjoba, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 84 automjete.
Janë sanksionuar edhe 14 këmbësor të cilët kanë kaluar jashtë vendkalime të shënuara për këmbësor, katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë që nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjashtë për reshtim jo të drejtë dhe një të tejkalim të parregullt.

Janë gjobitur edhe katër shoferë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse derisa kanë drejtuar motor, moped apo motoçikletë. .