Shkup, arrestohen 9 persona nga protesta e mbrëmshme

Të paktën 9 persona kanë përfunduar në pranga gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup. Sipas policisë personat në fjalë kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurës drejt policisë.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kundër personave të arrestuar do të pasojnë masat adekuate.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”. Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing