Pas 10 orësh protestë, autobusët e NQP-së u rikthyen sërish në komunikacion pasi këshilltarët e Qytetit të Shkupit ridestinuan nga buxheti 2 milion euro, të nevojshme për pagat e mbetura për punëtorët e NQP-së.
“Kemi njoftuar të punësuarit e dy auto bazave dhe tashmë të gjithë autobusët e NQP-së janë në rrugët e Shkupit. Kur bëhet fjalë për pagat, nesër në llogaritë bankare të të punësuarve do të paguhet paga e shtatorit që na gëzon pa masë, paramendoni çfarë gëzimi. Më gëzon ajo që janë siguruar mjete nga buxheti I Qytetit të Shkupit për tre pagat e ardhshme që nënkupton se nuk do të ketë më nevojë të presim datën 15 që ato mjete t’u ndahen të punësuarve”, tha Miço Stojanovski, sindikata për komunikacion.
Gjatë ditës, kur punonjësit e NQP-së ishin në protestë thanë se po bëhet padrejtësi ndaj tyre duke shtuar se rrogat e tyre u ngjajnë atyre të asistencës sociale.
Thanë që janë 20 persona por nuk është e vërtet, kur ti llogarisim edhe punëtorët teknik janë mbi 250 persona. 01.09 Nëqoftëse japin ndonjë premtim do ta zgjidhim por nëse japin premtimin e sigurt qind për qind që e lëshojnë rrogën. Kërkesat janë të shumta, kërkesa kemi çdo ditë por ato kërkesa nuk mundemi asnjëherë ti realizjmë. Gjithmonë thonë do të bëhet, do ti bëjmë, po shkojnë javë, muaj e vite e nuk po realizohen, as për K15 edhe tjera kërkesa”, tha Afrim Muça, Sindikata e JSP-së.
“Ndjehem keq për qytetarët që lamë në rrugë, por ata qytetarë a kanë mirëkuptim për fëmijët e mi në shtëpi, çfarë t’ju dërgoj”, u shpreh shofernë NQP
“Tash mundohen të na bindin me 20 % ose 30 %, çfarë është kjo, vetëm përplasje politike, asgjë tjetër. Çfarë bën ata mes vete, nëse ke fëmijë nuk mund ta punësosh, duhet ti takosh një partie dhe ta punsosh. 05.00 Pagën tashmë që kemi është rast social, të gjithë kemi kredi, unë ju ose të tjerët. Turp është, 41 vjet staxh dhe të marrësh pagë 26 mijë denarë”, tha një punonjës në NQP.
“Do të ishim të lumtur sikur ti kishim të gjitha, paga dhe rritje të pagës. Ato gjëra janë normale, të gjithë për pagë jemi këtu. Puna nuk është mirë, jemi të vetëdijshëm që qyteti… është I bllokuar, do të presim çfarë do të ndodhë, shpresoj të bëhet mirë”, u shpreh një shofer në NQP.
Për shkak të protestës disa orëshe të shoferëve të NQP-së, një grup i madh qytetarësh mbetën pa transport dhe u lanë të gjinden vet për të shkuar në vendet e tyre të punës dhe shkolla.