Ballina Aktuale Shkup, automjeti special “karrotrec” largon 67 vetura

Shkup, automjeti special “karrotrec” largon 67 vetura

Tetë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej 12 aksidente rrguore që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në 8 aksidentet është shkaktuar dëm material.

Marketing

Policia ka sanksionuar 40 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 4 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit si dhe 16 shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.

Nga trafiku janë përjashtuar 17 automjete të paregjistruara, 37 shoferë për shfrytëzimin e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit si dhe 21 shoferë nuk kanë përdorë rripin e sigurimit gjatë kohës së drejtimit të automjetit. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.

Exit mobile version