Shkup, gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 14:52 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë e viktimës në rrugën ‘8 shtatori’ ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar se ka pasur shenja të dhunshme në trup.

Marketing

Viktima me inicialet I.M (50) ka jetuar e vetme në shtëpi dhe ka pasur disa sëmundje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dhënë për autopsi.

Marketing