Ballina Lajme Maqedoni Shkup, gjoba për 102 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, gjoba për 102 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që e tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e Shkupit me ç’rast janë sanksionuar 102 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, për çka u janë shqiptuar dënime adekuate.

Marketing

Siç informoi MPB-ja, janë zbuluar edhe 52 kundërvajtje tjera, për të cilët janë dhënë 26 urdhër pagesa dhe 27 urdhër pagesa kundërvajtëse.

Sektori për siguri në komunikacionin rrugor zbatoi aksion edhe për drejtimin e automjetit motorik nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Shkupit dhe janë sanksionuar 27 shoferë. Janë zbuluar edhe 47 kundërvjatje tjera për të cilat janë dhënë 71 urdhër pagesa dhe 30 gjoba kundërvajtëse.

Marketing
Exit mobile version