Ballina Lajme Maqedoni Shkup, gjoba për 72 shoferë për parkim jo të rregullt

Shkup, gjoba për 72 shoferë për parkim jo të rregullt

Tetë persona morën lëndime të vogla trupore në shtatë nga gjithsej 14 aksidentet e trafikut që kanë ndodhur natën e kaluar në territorin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente trafiku janë shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga komunikacioni sipas të dhënave të SPB Shkup, policia i ka përjashtuar dy drejtues të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë drejtues pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit dhe gjashtë me automjete të paregjistruara.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 72 automjete.
Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, një këmbësor i cili e ka kaluar rrugën në dritë të kuqe dhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe.

Exit mobile version