Shkup, gjobë për 48 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit

Në rajonin e Qytetit të Shkupit, në 24 orët e kaluara policia ka lëshuar 110 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë marrë 69 automjete.

Marketing

Sipas buletinit ditor SPB Shkup, në 24 orët e kaluara nga trafiku janë larguar 25 shoferë, të cilët kanë qarkulluar vozitur para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe 27 automjete të paregjistruara. Policia ka sanksionuar edhe 13 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin më shpejtë se e lejuara.

Për shfrytëzimin e telefonit celular derisa e kanë drejtuar automjetin janë sanksionuar 38 shoferë, ndërsa për mosmbajtjen e rripit të sigurimit janë sanksionuar 48 shoferë.

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur shtatë aksidente, në të cilat janë lënduar tetë persona, si dhe një aksident me dëm material.

Marketing