Një shofer i makinës për udhëtarë, dy bashkudhëtarë dhe një shofer i motoçikletës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 11 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në tetë nga gjithsej nëntë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në një aksident është shkaktuar dëm material.
Nga trafiku, sipas të dhënave të SPB Shkup janë përjashtuar 25 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, shtatë shoferë kanë drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit dhe 19 shoferë para se të pajisen më të drejtën e ngasjes së automjetit.
Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 68 gjoba, 18 për automjete të paregjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 55 automjete.
Janë evidentuar edhe 15 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në kalimin për këmbësorë, një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë dhe një shofer për parakalim të parregullt.
Janë gjobitur edhe nëntë shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e automjetit në zonën e udhëkryqit, nëntë për mosmbajtje të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe 18 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.