Shkup, kjo është komuna me më shumë raste aktive me Covid-19

Me 112 të infektuar, Aerodromi ka numrin më të lartë të rasteve aktive të KOVID-19 midis dhjetë komunave të Shkupit dhe komunave në rajonin e gjerë të kryeqytetit.

Marketing

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara, 85 raste aktive janë në Çair, 82 në Gazi Babë dhe Karposh, 80 në Kisella Vodë, 76 në Qendër, 52 në Butel, 43 në Gjorqe Petrov, 31 në Shuto Orizare, 24 në Studeniçan, 20 në Saraj, 14 në Haraçinë dhe 12 në Ilinden.

Nën dhjetë raste aktive ka në Sopishte dhe Petrovec (7)në Çuçer Sandevë ka tre dhe dy raste në Zelenikovë.

Numri i përgjithshëm i personave aktivë të sëmundjes në Shkup është 754, ndërsa nga fillimi i epidemisë me virusin në kryeqytet janë infektuar, 6114 persona.