Shkup, mbi 150 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 39 për tejkalim të shpejtësisë, 32 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 8 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 8 të tjera për makina të paregjistruara.