Shkup, mbi 270 dënime për parkim të parregullt

Një udhëtar i autobusit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 20 janë lënduar më lehtë në 13 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

SPB Shkup sot në mëngjes informon se gjatë fundjavës së kaluar janë sanksionuar 63 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 72 shoferë të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, 15 shoferë fillestarë dhe tre shoferë nën ndikimin e alkoolit.
Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 60 automjete të paregjistruara dhe dy automjete të cilat ishin të mbingarkuara.

Për parkim të parregullt janë dhënë 274 dënime, ndërsa me karrotrec janë marrë 151 automjete.

Sipas buletinit policor, në dritë të kuqe kanë kaluar 21 shoferë, ndërsa 17 shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta. Janë evidentuar edhe 28 shoferë të motorëve, mopedëve dhe motoçikletave të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.

Për shfrytëzimin e telefonit celular derisa e kanë drejtuar automjetin janë sanksionuar 42 shoferë, ndërsa për mos mbajtjen e rripit të sigurimit janë sanksionuar 14 shoferë.

Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë.

Marketing