Një motoçiklist nga Shkupi mbrëmë për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Vardar.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës “Binjakët”, në lagjen Lisiçe e Re.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për personin M.M. 28 vjeç nga Shkupi, i cili nga aksidenti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për kurim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.