Ballina Lajme Maqedoni Shkup, ndërroi jetë një grua pasi është goditur nga një veturë në...

Shkup, ndërroi jetë një grua pasi është goditur nga një veturë në vizëbardha

Në spitalin “8 Shtatori” dje pasdite ndërroi jetë 72-vjeçarja me iniciale T.S. e cila është dërguar në spital pasi në mëngjes është goditur nga një veturë në Shkup.

Marketing

Policia njofton se është duke e kërkuar vozitësin dhe veturën që e ka goditur gruan, transmeton Portalb.mk.

“Nga goditja T.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shatori’ ku në orën 15:30 është konstatuar vdekja.

Është kryer ekspertizë në vendngjarjen e aksidentit dhe pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dhënë për autopsi. Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Exit mobile version