Shkup, një çiklist është lënduar rëndë

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në 19 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup dhe rrethinë.

Marketing

SPB Shkup informoi se nga trafiku janë përjashtuar 62 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 11 shoferë nuk kanë pasur patent shoferë, ndërsa tre kanë qenë shoferë fillestarë.

Për parkim jo të rregullt dhe janë lëshuar 50 gjoba, derisa “karrotreci” ka larguar 70 automjete.

Policia ka regjistruar edhe 11 raste të mosmbajtjes së kaskës nga ana e shoferëve të biçikletave dhe motorëve, mopedëve dhe motoçikletave, ndërsa nëntë shoferë të makinave kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit.