Shkup, padi për 22 persona për mosrespektim të orës policore

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot parashtroi padi penale kundër 22 personave të akuzuar për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë nga PTHP Shkup.

Marketing

“Të akuzuarit, në ngjare të ndryshme penale-juridike, nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesën dhe regjimin e posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe gjatë orës policore janë parë duke lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet”, kumtuan nga prokuroria.

Prokuroria për të gjithë të akuzuarit i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale Shkup të përcaktojë dënime në para prej 100 gjobave ditore, ndërsa një gjobë ditore është e përcaktuar në vlerë prej 20 euro në kundërvlerë denari.

Marketing