Shkup, policia arreston të miturin që shëtiste qenin e tij

Forca të shumta policore intervenuan në arrestimin e një të mituri në lagjen Kisella Vodë të Shkupit i cili kishte dalë të shëtis qenin e tij 20 minuta para terminit zyrtarë të përcaktuar nga qeveria.

Marketing

Nga video incizimi që u paraqit në rrjetet sociale vërehet se bëhet fjalë për arrestimin e një të mituri.
Po ashtu në video incizim vërehet se policët që intervenuan nuk kishin mjete mbrojtëse kundër virusit, si maska dhe doreza.

Pas këtij incidenti në rrjetet sociale kishte mjaft reagime të cilët nuk arsyetonin ngjarjen për shkak të numrit të madh të policëve që intervenuan në arrestimin e të miturit. Nga MPB akoma nuk ka një sqarim për ngjarjen në fjalë. a1on.mk

8 полицајци+2 коли+марица vs момче со кутре, исходот?

Publiée par Nesso Anggel sur Lundi 20 avril 2020

 

Marketing