Shkup, protesta për një ambient më të pastër

Me thirrjet “ Ne po vdesim, ndihmë”, “Fokus tek planeti jo tek përfitimet” dhjetëra aktivistë iu bashkëngjiten protestës që po mbahen në mbi 100 shtete lidhur me ndryshimet klimatike. Aktivistët ndaluan para Qeverisë duke kërkuar që çështja e ndryshimeve klimatike, aspekti ekologjik i vendit të vendoset në prioritetet e pushtetit. Ndër të tjera ato alarmuan edhe njëherë mbi nivelin e lartë të ndotjes i cili viteve të fundit ka renditur Maqedoninë në majat botërore për nga ndotja.

Marketing

“Numri më së shumti më shqetëson është shifra prej 3 mijë personave të cilët vdesin në nivel vjetor në Maqedoni si pasojë e problemeve shëndetësore që vijnë nga ndotja. Megjithatë edhe më shqetësuese është fakti se çka do të ndodh për 50 vitet e ardhshme kur do të kemi anarki, uri, thatësirë, djegie ferri. Kjo çështje të vendoset si prioritet, nuk dua të flas për politikë por megjithatë kur në diskursin politik kemi marrëdhënie ndëretnike, NATO, punësime, investime të huaja e të ngjashme, kjo çështje vjen në fund të të gjithave ndërkaq kjo është baza për gjithçka tjetër kështuqë mendoj se ata duhet t’i rishqyrtojnë prioritetet dhe të dëgjojnë zërin e aktivistëve-deklaroi Ivo Bosilkov, Koordinator i Protestës “Friday for Future”.

“Sot provojmë ta shpëtojmë të ardhmen dhe ta bëjmë planetin më të mirë, vend më të mirë. Dua që planeti të jetë një vend i mirë dhe të ndalojmë së ndoturi”.

“Po ndaj disa mënyra me të cilat unë mundohem të kujdesem për planetin dhe t’i parandalojë krizat klimatike. Njëra prej tyre është të mos blejmë qese kur nuk na duhen”

“Ta ndërtojmë ndërgjegjen për ruajtjen e ambientit ndërmjet nesh dhe të bëjmë shtypje tek ata që janë në pushtet ta shikojnë ambicien që e kanë të rinjtë në shtet- shprehen disa aktivistë.

Kjo protestë mbahet në 2069 qytete të botës. Kjo është hera e dytë që organizohet protesta globale për ndryshimet klimatike. Për herë të parë kjo protestë u mbajt më 15 Mars të këtij viti të cilës iu bashkëngjiten mbi 1 milion e gjysmë të rinj.

Marketing